TIRANE –  Ledri Vula është një nga reperët më të kërkuar të momentit, i cili përveç muzikës, pëlqehet shumë dhe për pamjen e tij. Në një fotografi të publikuar së fundmi në Instagram, ai është kthyer pas në kohë, ku ka publikuar një fotografi kur ka qenë i vogël.

Untitled-1

Këngëtari i njohur mund të ketë qenë rreth 3 vjeç por ajo që bie në sy janë kaçurrelat biond. Ledri është mjaft aktiv me projekte muzikore, pasi lançon shumë shpesh video klipe, ku më i fundit është “1 Janari” si dhe “Shtrejt” në bashkëpunim me Gjikon dhe Lumi B.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb