TIRANË- Krimi i rëndë që tronditi mbrëmjen e së shtunës fshatin Çoçaj në Ndroq kishte për autor 56-vjeçarin Kasëm Lila, i cili prej tre javësh kishte ndërprerë ilaçet e depresionit për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, që kishte ardhur edhe nga ndërprerja e kempit.

BalkanWeb ka mundur të sigurojë sot foton e 56-vjeçarit Lila, i cili ka shfaqur pendesë për krimin e rëndë, ndërsa ka treguar që nuk ka dashur të vrasë bashkëshorten, ndonëse që prej mëngjesit kishte debatuar me të.

Ai tha se gjatë mbrëmjes sherr kishte bërë dhe me të vëllanë, pa sqaruar arsyet e sherrit, e në një moment nervozizmi ka marrë çiften e tij dhe e ka drejtuar nga bashkëshortja.

Kushtet e vështira financiare mendohet të jenë shkak i sherrit me dy vëllezërve. Të afërmit e tij thonë se gjendja e tij mendore është rënduar 3 javët e fundit si pasojë e ndërprerjes së kurës.

“Nga ndërprerja e “KEMP”­it u bë i dhunshëm”, tregojnë të afërmit.

Krimi në familjen Lila ndodhi mbrëmjen e së shtunës, kur gjatë një debati familjar, autori rrëmbeu çiften me leje që mbante i vëllai, i plagosi atij gruan dhe vrau bashkëshorten e tij, 47-vjeçaren Fize Lila. Polica ka sekuestruar një çifte, dy gëzhojat që i morën jetën gruas se tij dhe plagosen kunatën dhe 20 fishekë arme gjahu. Lila u arrestua në shtëpinë e tij, disa minuta pas krimit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: