Fitore me aromë titulli, ishte ajo e së shtunës në Diego Armando Maradona, aty ku Napoli mposhti me shifrat 2-1 Juventusi, duke i shkaktuar humbjen e parë sezonale bardhezinjve.Një fitore me përmbysje që e ngjit Napolin në kuotën e 53 pikëve, duke i vendosur në presion ndjekësit dhe e largon Juventusin në -16 pikë nga vendi i parë.
Edhe blerja e Kolo Muanit nuk ndryshon shumë gjëra tek “Zonja e Vjetër” pavarësisht se do të ishte francezi, që do të zhbllokonte shifrat në minutat e fundit të pjesës së parë. Napoli i Antonio Contes nuk u dorëzuar, teksa tregoi karakter duke përmnbysur ndeshjen. Fillimisht Lukaku vendos në provë Di Gregorion, me këtë të fundit që reagoi në mënyrë perfekte. Por do të vinte minuta e 56, kur pas një pasimi nga Politani, Anguissa i kthyer në një golashënues të rregullt javët e fundit, devijon saktë topin me kokë, duke gjetur golin e barazimit. Por të kaltrit nuk ndalen me kaq, teksa 12 minuta më vonë, Mc Tominay fiton një penallti, me belgun Romelu Lukaku që godet saktë e nuk fal, për golin e përmbysjes së shifrave. Minutat e mbetura nuk ndryshuan asgjë, me Napolin që merr fitoren e 7 radhazi, duke pedaluar plotë vetëbesim drejt titullit nr.4 kampion në histori.
Një ndeshje që konfirmoi edhe njëherë tjetër se skuadra e Napolit të Antonio Contes do të jetë pretendentja kryesore këtë sezon. “Ky është Conte shkruan e përditshmja sportive “Corriere Dello Sport”, duke vlerësuar në maksimum teknikun leçes, për transformimin që i ka bërë skuadrës së Napolit këtë sezon.
