Në nominim këtë javë ishin gjashtë banorë: Arioni, Burimi, Pauli, Driloni, Gresa dhe Xuxi.
Publiku ka vendour të eliminojë Burimin, i cili la shtëpinë e Big Brother VIP Kosova dhe nuk ka më mundësinë të garojë për çmimin e madh.
Shumë prej banorëve shprehën keqardhje për largimin e Burimit, me të cilin kishin krijuar një raport të mirë.
Fatkeqësisht, Burimi nuk kishte as biletën e kthimit, duke e bërë daljen e tij nga shtëpia përfundimtare.