TIRANË

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla e cilësoi buxhet të drejtësisë sociale, projektbuxhetin e 2022. Teksa bëri një përmbledhje të të gjitha risive të buxhetit, Balla tha se PD qeveri për ata që paguhen më pak.

Ai theksoi se maxhoranca ekziston sepse është 800 mijë dhe do vazhdojë të jetë aq, ndërsa rruga e opozitës për t’u bërë aq është një rrugë që nuk ka për ta gjetur kurrë.

“Ky është buxheti i drejtësisë sociale dhe unë jam shumë krenar që grupi i PS do të mbështesë një buxhet që ka në thelb mbështetjen për ata që kanë më shumë nevojë. Ky është dallimi mes së majtës dhe së djathtës, ne PS jemi parit me binarë të qartë, ku në themel janë njerëzit që kanë më shumë nevojë. Ju jeni parti konservatore, këtu është dallimi i madh. Ky është buxheti më i madh që ka pasur vendi. Ju kam sfiduar për disa ditë rresht. ju z. Basha merreni fjalën dhe më krahasoni buxhetin tuaj të fundit 3.35 mld dollarë me 6.37 mld dollarë të 2022. Ky është një buxhet që synon të rimëkëmbë ekonominë pas dy fatkeqësive shekullore.
Ne jemi PS e Shqipërisë që qeveris për ata që paguhen më pak.
Ne ekzistojmë sepse 765 mijë shqiptarë, pa futur nja 40-50 mijë, jemi 800 mijë që do vazhdojmë të jemi 800 mijë. Rruga juaj për t’u bërë 800 mijë është një rrugë që nuk keni për ta gjetur kurrë”, tha Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb