TIRANË

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për Europën dhe Turqinë.

Vasili e cilëson fund, barazimin mes BE-së dhe Turqisë, teksa deklaron se Rama e urren në mënyrë patologjike Europën. Ai thekson se për shqiptaret Europa është absolutisht dhe përjetësisht e para.

POSTIMI I PLOTË
Ky është fundi, Rama vë shenjen e barazimit mes Bashkimit Europian dhe Turqisë!?
Rama tha sot:
“Jo, ne jemi me Shqipërinë as me BE e Turqinë e pikërisht se jemi me Shqipërinë”
Rama tha sot:
“mos harrojmë që BE pa Turqinë, do të ishte në një situatë që mund të mos i ngjante fare asaj që është sot për keq. Turqia është një valvul e paçmueshëm për sigurinë për BE”.
Rama e kam thënë kaq herë, që e urren në mënyrë patologjike Europën dhe integrimin e Shqipërisë në BE, por sot ai i vuri vulën.
Jo lum miku për shqiptaret Europa është absolutisht dhe përjetësisht e para.
Për Edi Ramën dhe pazaret e tij Europa është e urryer dhe sigurisht e fundit.
Prandaj ai godet, ofendon, pengon, përdor gjuhë ordinere ndaj Europës, që të pengojë demokracinë europiane, funksionimin e shtetit ligjor europian dhe barazinë europiane para ligjit që të hyjë në Shqipëri.
Ai nuk do Europën, por do sulltanate!
Shqiptarët kanë parë nga perëndimi, që në kohën e Skënderbeut dhe në perëndim ata gjetën mbështetje kur hordhitë gjakatare osmane u derdhën mbi Shqipëri.
Dhe pas viteve 90′ perëndimi hapi dyert për qindra mijëra shqiptarë dhe po perëndimi ishte këtu edhe me bukë dhe me ushtri në 1991 dhe 1997 në ditët më të vështira.
Që të vësh shenjën e barazisë mes Europës dhe Turqisë vetëm një si Edi Rama mund ta bëjë!!

Vasili Fb
Vasili Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb