Në dhjetë mars ajo do të festojë 60 vjetorin, por kushdo që e sheh teksa shkëmben puthje dhe përqafime me të fejuarin e saj, ajo duket 20 vite më e re. Në ditëlindjen e saj Sharon Stone ka në krah një tob boy për tu admiruar.

Sipas asaj që ka zbuluar Novella 2000, i dashuri i ri i aktores së njohur të ‘Basic Instinct’ quhet Angelo Boffa, një sipërmarrës italian, i bukur, 41 vjec, 19 vjet më i vogël se ajo.

Të dy thuhet se janë takuar në Saint Moritz, në Zvicër, ku ndodheshin për punë dhe janë fotografuar në janar në prezantimin e serive televizive ‘Masaic’ ku Sharon është protagoniste. Që nga ai moment të dy kanë jetuar si në një muaj mjalti, duke festuar San Valentinin në Paris, me shumë trëndafila dhe dhurata.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb