Ishte Zlatan Ibrahimovic më i përfoluri në dy edicionet e kaluara në Ligue 1 të Francës me supergolat e tij, mirëpo tani ai ka mbetur nën hijen e shkëlqimit të sulmuesit të Lyonit, Alexandre Lacazette. Ky i fundit ka meritën për rikthimin e Lyonit në maje të tabelës së Ligue 1, pasi ka shënuar 19 gola në 20 ndeshje. Sulmuesi francez dallohet me depërtimet dhe shpejtësinë e tij, teksa së fundmi është bërë makthi i çdo mbrojtësi francez. Ai ka lënë në hije edhe yjet e mëdhenj të futbollit, si Zlatan Ibrahimovic (8 gola) dhe Edinson Cavani (7).

(os.de/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: