Jeta ekziston në mjedise ekstreme në Tokë, nga shkretëtira të thata dhe tundra të ngrira deri në kanalet termike, toksike në shtrirjet më të thella të dyshemesë së oqeanit. Por nuk mund të ekzistojë në çdo pëllëmbë të planetit dhe shkencëtarët kanë zbuluar një vend në Etiopi, ku jeta nuk mund mund të ekzistojë.


Në kontrast me hulumtimet e mëparshme, shkencëtarët kryen teste të shumta dhe zbuluan se nuk ka jetë, madje as mikroorganizma, në Dallol. Një nga mjediset më ekstreme të Tokës, Dallol është jashtëzakonisht i nxehtë, i kripur dhe acid. Pellgjet e saj shtrihen në një krater vullkanik, të mbushur me kripë dhe gaze toksike. Edhe gjatë dimrit, temperaturat ditën mund të kalojnë 113 gradë Celsius. Disa nga pishinat hiper-acidike dhe të kripura kanë vlera negative të pH.


“Pas analizimit të shumë mostrave, kemi verifikuar se nuk ka jetë mikrobike në këto pishina të kripura, të nxehta dhe hiperacide, “tha Purificación López García, autor i studimit dhe biolog në Qendrën Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore.


Sidoqoftë, jashtë pellgjeve, është një histori ndryshe.

Në pamje të parë, mineralet e pasura me silicë mund të imitojnë qelizat mikrobike, thanë studiuesit. Por analiza e tyre zbuloi ndryshimin.

“Në studime të tjera, këto grimca minerale mund të jenë interpretuar si qeliza të fosilizuara, kur në realitet ato formohen spontanisht në shëllirë, edhe pse nuk ka jetë,” tha López García .

Shkencëtarët kanë përdorur prova të jetës në ambiente ekstreme në Tokë, si një analog për kushtet kur jeta mund të ekzistojë në planetë të tjerë në sistemin tonë diellor ose përtej tij. Studiuesit paralajmëruan se në këtë rast, thjesht sepse ekziston ujë i lëngshëm ose sepse diçka i ngjan qelizave ose aspekteve të tjera biologjike nën mikroskop, nuk do të thotë se ekziston jeta.

“Studimi ynë paraqet prova që ka vende në sipërfaqen e Tokës, siç janë pishinat Dallol, të cilat janë sterile edhe pse ato përmbajnë ujë të lëngshëm,” tha López García.

Pellgjet Dallol në të vërtetë parandalojnë formimin e jetës sepse ato përmbajnë pengesa kimike si kripërat kaotropike të magnezit që ndihmojnë në prishjen e hidrogjenit. Kombinuar me mjedisin e kripur, acid dhe të nxehtë, jeta nuk merr asnjë evolim në pishina.

“Ne nuk do të presim që të gjenim forma jete në mjedise të ngjashme në planetë të tjerë, të paktën kjo bazuar në një biokimi të ngjashme me biokimininë tokësore”, tha López García.

Studiuesit do të vazhdojnë studimin e pishinave për të përcaktuar më shumë rreth kufijve të jetës.

 

A. Ago BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb