TIRANE – Agron Gjana është drejtuesi i Prokurorisë së Durrësit, të cilin ambasada amerikane nuk e pajisi me vizë hyrëse, duke i refuzuar kërkesën dhe duke mos e lejuar të udhëtonte drejt SHBA. Pas refuzimit të vizës, ai ka qëndruar në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër e delegacionit kryesuar nga kryeprokurori Llalla ka vazhduar udhëtimin për në SHBA, sipas planifikimit.

Refuzimi i vizës për kryeprokurorin e Durrësit ka hapur debate, për shkak se vendimi vjen vetëm pak kohë pasi ambasadori Donald Lu deklaroi se SHBA ka anuluar vizat për një numër gjyqtarësh e prokurorësh të përfolur në Shqipëri. Ai është emëruar në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit me urdhër të kryeprokurorit Adriatik Llalla, në datën 7 maj të vitit 2015.

Propozimi i bërë nga prokurori i Përgjithshëm ka marrë fuqi pasi është dekretuar nga Presidenti i Republikës, që ka miratuar transferimin e Gjanës drejtues në Prokurorinë e Durrësit. Normalisht, çdo proces emërimi apo transferimi në Prokurori në nivele drejtuese shoqërohet me një fazë verifikimi si nga prokurori i Përgjithshëm, ashtu edhe nga Presidenti që ka të drejtë të kërkojë informacion për emrin e propozuar në Polici, SHISH, gjykata dhe kudo tjetër.(panorama)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: