Los Angeles u ofron të gjithë qytetarëve kryerjen e testit të COVID-19 pa pagesë, duke u bërë qyteti i parë i madh në SHBA që vepron kështu, raporton CNN.

“Kemi kapacitete, mos prisni, mos bridhni dhe mos rrezikoni duke infektuar të tjerët”, ka deklaruar kryetari i qytetit Eric Garcetti gjatë një konference për media.

Garcetti ka shtuar se nuk ka kufizime sa i përket numrit të testeve që banorët mund t’i kryejnë për të shuar çdo dilemë që ata kanë. Rezultatet e testeve mund t’i marrin pas 24 ose 48 orëve, nga momenti kur janë bërë.

Të gjithë ata persona që kanë simptoma të COVID-19 do të kenë përparësi. Garcetti u ka bërë thirrje të gjithë banorëve asimptomtatikë t’i nënshtrohen testit të koronavirusit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: