HONG KONG

Hong Kongu është qyteti më i vizituar në botë për vitin 2019.

Rreth 56 milionë turistë e kanë vizituar këtë qytet për vitin e kaluar, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Vizitorët, shumica nga Kina, tërhiqen nga përzierja e madhe e kulturave, pamjeve të porteve dhe blerjeve të klasit botëror.

Qendra globale e financave gjysmë-autonome, e  drejtuar nga ana e kinezëve përben rreth 5 për qind të prodhimit të saj të brendshëm bruto, ose rreth 18 miliardë dollarë, direkt nga turizmi, pa llogaritur paratë e shpenzuara në dyqane dhe në restorante e lokale.

Qeveria tha se sektori i turizmit në Hong Kong punëson rreth 260 mijë njerëz, sipas qeverisë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb