Qyteti Fregon, që shtrihet në shkretëtirën e Australisë Jugore, 1300 km larg Adelaides njihet si “shtëpia e krimeve shokuese”.

Në vitin 2016, një infermiere 56-vjeçare u rrëmbye, u përdhunua dhe u vra nga një burrë me precedentë penalë. Ky krim i rëndë bëri që të hidhej dritë mbi ato që po ndodhnin në Fregon.

Javët e fundit, pasi u zbuluan detaje të atij krimi, autoritetet kanë vendosur që në Fregon, ku banojnë 250-300 banorë të ketë një rajon policie, pasi më parë aty nuk kishte asnjë polic.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo që i bindi ishin dëshmitë e shumë mjekëve dhe infermierëve, të cilët thanë se nëse nuk shikonin raste dhune në qytet gjatë një dite, ajo mund të quhej një ditë e mirë.

Gjithashtu, në gjyqin e personit që rrëmbeu, përdhunoi dhe vrau infermieren, u mësua se i pandehuri kishte sulmuar shumë gra përgjatë 20 viteve të fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb