Google i ka dhënë robotit të tij më të famshëm një përditësim të madh. Tani ai sillet më shumë si njeri.

Atlas, roboti njerëzor i krijuar nga Alphabet kompania Boston Dynamics, mund të hap derën, të ruaj ekuilibrin kur ecën në dëborë, të vendos objekte në rafte dhe mund të ngrihet vet pasi është rrëzuar. Versioni i ri i Atlas është më i vogël dhe më i shkathët se paraardhësi i tij. Ai është 175 cm i gjatë dhe peshon 81.5 kg, është 17,7 cm më i shkurtër dhe 54,4 kg më i lehtë se versioni i parë. Ai është gjithashtu plotësisht i lëvizshëm- modeli i parë duhej të lidhej më një kompjuter.

Atlas u krijua për të dhënë ndihmën në raste katastrofash në vende të pasigurta për njerëzit si në zonat e dëmtuar nukleare. Roboti bëri performancën e ti në 2013 gjatë një gare të mbajtur nga Defense Advanced Research Project Agency. Versioni i ri Atlas është rezultat i shtatë skuadrave të kërkimeve kompjuterike nga e gjithë bota të cilët u punësuan për të zhvilluar një program për ti dhënë Atlas një tru më të mirë. Atlas përdor ndijorët e vendosur në trupin dhe këmbët e tij për të ruajtur ekuilibrin. Lazerët e vendosur në kokën e ti e ndihmojnë Atlas të ndjej dhe shmang pengesat, të lëvizi, të vlerësojë terrenin dhe të lëviz objekte.

Me artikulacione që veprojnë në mënyrë hidraulike, Atlas mund të skanojë çdo gjë që e rrethon dhe të manovroj në mjediset e komplikuara: të ec, të ngjitë shkallë dhe të shmang mbeturinat. Në një video në Youtube, një punonjës i Boston Dynamics lëviz një kuti larg Atlas me një shkop hokej. Atlas menjëherë lëviz për ta marrë atë. Atlas gjithashtu rrezohet nga pas dhe menjëherë ngrihet në këmbë.

Boston Dynamics ka ndërtuar një reputacion të fortë për robotët e tij për punë të rënda të cilët mund të vrapojnë më shpejtë se Usain Bolt, të ngjisin murin si një zhapil dhe të hidhen deri në 914 cm. Ai ka lidhje të ngushta me ushtrinë Amerikane, shkruan krokodili. Alphabet ka grumbulluar një numër të madh kompanish robotikepërgjat këtyre viteve, dhe Boston Dynamics është më e madhja deri tani. Alphabet vazhdon të investojë në produkte dhe teknologji qe beson se do të jenë shpërthyese dhe fitimprurëse në të ardhmen.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: