Jo vetëm që ndihmon zemrën për të rrahur, por e mbron atë si një mbështjellëse e butë duke e bërë atë të rifitojë fuqinë dhe funksionin e humbur.

Është një robot i ri, i realizuar nga studiues të Universitetit të Harvardit dhe Spitali i Fëmijëve të Bostonit, i cili në të ardhmen mund të tërhiqet nga zemra artificiale dhe të përdoret për ata që presin për transplantim, transmeton Atsh.

Studimi, i udhëhequr nga Frank Pigula, është botuar në revistën ”Science Translational Medicine”.

Redukton rrezikun e mpiksjes dhe infeksioneve

Kur pacientët me insuficenca të zemrës janë në një fazë të përparuar, por nuk mund të transplantohen, mjekët implantojnë pajisjen që ndihmon pompën e zemrës. Por, ekziston rreziku i infeksioneve dhe mpiksjeve, sepse valvulat dhe pompat vijnë në kontakt të drejtpërdrejtë me gjakun. Ky robot i butë është bërë në vend të materialeve të ngjashme me ato të shtresave të jashtme të zemrës, duke reduktuar kështu rrezikun e infeksioneve.

Si e ndihmon roboti zemrën

Roboti i butë ndihmon zemrën për të rrahur duke aplikuar dhe alternuar presionin dhe thithjen. Sinjalet e një stimuluesi kardiak tregojnë kur dhe si të lëvizin, duke i bërë ata të imitojnë ritmin natyror të zemrës së dobësuar. Roboti kthehet dhe fasha në sinkronizim me rrahjen e zemrës, duke rritur kështu funksionet e dobëta të zemrës. Ndryshe nga pajisjet aktualisht në dispozicion që ndihmojnë zemrën në funksionet e saj, roboti nuk është në kontakt të drejtpërdrejtë me gjakun duke reduktuar rrezikun e mpiksjes dhe eliminimin e nevojës për të marrë antikoagulantë potencialisht të rrezikshëm.

Një pajisje me potencial të konsiderueshëm

Te derrat, zemra e të cilëve rrihte vetëm 47%, roboti i ktheu funksionet e saj në 97%.

‘’Zemra e shumë njerëzve me insuficencë mban ende një pjesë të funksionalitetit. Në të ardhmen, roboti mund të ndihmojë zemrën për të punuar mjaft mirë dhe për të rikthyer cilësinë e mëparshme të jetës”, shpjegon Pigula.

Ajo gjithashtu mund të veprojë si një urë transplantimi dhe të ndihmojë me rehabilitimin kardiak. Për shkak se është fjala për t’u zbatuar tek njerëzit, megjithatë, robot duhet të mbajë teste të tjera të lidhura me sigurinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb