Izraeli ka bërë të ditur të martën se do të ofrojë dozën e katërt të vaksinës anti-COVID për personat më të vjetër se 60 vjet dhe po ashtu për stafin shëndetësorë, raporton agjencia Reuters.

Vendimi ka ardhur pas përhapjes së variantit Omicron.

“Qytetarët e Izraelit ishin të parët në botë që morën dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19 dhe ne vazhdojmë të kryesojmë me dozën e katërt”, ka thënë kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett.

Dje në Izrael është regjistruar rasti i parë i vdekjes i një personi të infektuar me variantin e ri Omicron.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb