SHBA

“The Me You Can’t See” quhet seriali dokumentar i Oprah Winfrey dhe Princ Harry që do lançohet shumë shpejt në ‘Apple Tv’. Puna dy vjeçare që prej lançimit të trailerit hapi diskutime. Harry ka zgjuar kuriozitetin e të gjithëve me klipin 2 minuta të gjatë ku shfaqet një sekuencë nga varrimi i nënës së tij dhe në atë moment i ati i flet diçka në vesh. Ndërsa narratori thekson: “Të trajtosh njerëzit me dinitet është akti i parë”.

Meghan shfaqet gjithashtu në klip teksa qëndron pranë Harry-t në shtëpinë e tyre dhe veshur ka një bluzë që shkruan: “Duke rritur të ardhmen”. E në një tjetër sekuencë shfaqet me të birin në krahë.

Kaq ka mjaftuar që rrjeti të vlojë nga fjalët se familja mbretërore do sulmohet prapë. Pas deklaratës së fundit të princit, i cili u shpreh se u shkëput nga familja për të ndërprerë ciklin gjenetik të vuajtjes, ky serial mbase do e vulosë përfundimisht marrëdhënien me familjen mbretërore.

Pjesë e dokumentarit do jenë edhe Lady Gaga dhe aktorja Glenn Close, po ashtu edhe Oprah që trajtohet si personazh. Fokusi i “The Me You Can’t See” është shëndeti mendor, traumat dhe ndarja e eksperiencave dhe përjetimeve të njerëzve të thjeshtë dhe personazheve publikë për të bërë ndryshim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb