Mund të cilësohet si udhëtimi më i rrezikshëm në botë për të shkuar në shkollë. Nxënësit nga një fshat në thellësi të Filipineve, përballen me një vështirësi të madhe cdo ditë për të shkuar në shkollë pasi u duhet të kalojnë lumin me anë të një shporte prej druri të ndërtuar me degë.

Kjo është mënyra e vetme për të kaluar lumin pasi në atë zonë nuk ka urë dhe nuk po merret asnjë iniciativë për të ndërtuar një të tillë.

https://www.youtube.com/watch?v=9zF63Y3PvMc

Kur nuk ka reshje shiu dhe niveli i ujit është shumë i ulët, ata e kalojnë duke kërcyer mbi gurë. Por nuk është njësoj kur fillojnë shirat e dendur dhe lumi është shumë i rrëmbyeshëm.

“Është paska e frikshme, por mbetet mënyra e vetme që ne të shkojmë në shkollë”, ka thënë një prej nxënësve.

Pamjet tregojnë mënyrën e lëvizjes së shportës së improvizuar që transporton nxënësit nga njëri breg në tjetrin.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: