Vetëm një orë ecje e shpejtë në ditë do të eliminojë të gjitha rreziqet e dëmshme shnëdetësore që mund të keni nga një jetë sedentare, ku qëndroni ulur. Hulumtuesit analizuan nivelin e aktivitetit të 1 milionë personave në Australi, SHBA dhe Europën Perëndimore në një përpjekje për të zbuluar se sa orë në ditë aktivitet fizik kërkohet për të kompesuar orët e gjata të qëndrimit ulur.

Ata i klasifikuan individët me një moshë mesatare 45 vjeç, dhe i ndanë në 4 grupe në varësi të sa aktivë ishin. U zbulua se personat të cilët qëndronin ulur 8 orë në ditë por ishin fizikisht aktivë kishin më pak rrezik të vdisnin nga sëmundjet kronike në krahasim me ata që qëndronin më pak orë ulur por që nuk kryenin asnjë aktivitet fizik. Autorët e studimit thonë se aktiviteti fizik është i rëndësishëm pavarësisht se sa orë ulur shpenzohen në ditë.

Në fakt, rritja e rrezikut të vdekjes së parakohshme lidhur me 8 orë ulur në ditë eliminohej nga njerëz që bënin të paktën 1 orë në ditë aktivitet fizik. Me rrezik më të madh të vdekjes së parakohshme ishin njerëzit që qëndronin për orë të gjata ulur dhe ishin joaktivë. Për të rriturit rekomandohet të paktën 150 minuta aktivitet fizik në javë, që i bie më pak se 60 minuta në ditë. Inaktiviteti fizik është i lidhur me një rritje të rrezikut të sëmundjes së zemrës, diabeti dhe një numri të madh kanceresh.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: