Danimarka është vendi i parë evropian që ka lejuar vullnetarët t’i bashkohen luftimeve në Ukrainë. Shumë qytetarë të veshur me uniformat ushtarake janë nisur nga aeroporti i Koepnhagenit drejt Ukrainës. Ajo do të quhet brigada e të huajve.

Thirrja e një dite më parë presidenti Zelenski është përqafuar nga shumë qytetarë të Evropës, ndërkohë që edhe krerët e shumë shteteve janë shprehur se do të mbështesin të gjithë vullnetarët që do t’i bashkohen rezistencës së popullit ukrainas.

Më herët gjatë të dielës sekretarja e jashtme e Britanisë konfirmoi se ajo do të mbështeste çdo vullnetar që do të luftonte për Lirinë dhe Demokracinë, jo vetëm të Ukrainës, por edhe të Evropës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb