Austria ka miratuar në Parlament vaksinimin me detyrim kundër COVID-19, për të gjithë popullsinë në moshë madhore, duke u bërë vendi i parë i BE-së që merr një masë kaq drastike. Propozimi ishte diskutuar prej kohësh por tashmë është zyrtarizuar. Të gjitha partitë, përveç ekstremit të djathtë e aprovuan vendimin e ri që kaloi në parlament me 137 vota pro dhe 33 vota kundër.

Vendimi u mor për të rritur normat e vaksinimit, qe me rreth 72% e rendisin vendin në fund të listës në Europën perëndimore. Për të motivuar qytetarët të imunizohen , qeveria austriake ka vendosur edhe krijimin e një lotarie për ata që vaksinohen, me çmime të shumta.

Pas përfundimit të një bllokimi të katërt kombëtar muajin e kaluar, varianti Omicron ka bërë që infektimet të arrijnë në nivele rekord, por qeveria dëshiron të shmangë një tjetër skenar të tillë përmes stimujve të ndryshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb