Festa pas fitores kundër Man.United nuk ishte e plotë për tifozët e kuq, në një kohë kur Momo Salah deklaroi qartë se ky është sezoni i tij i fundit te Liverpool, me sulmuesi egjiptian që nuk përdori lojëra fjalësh por theksoi se deri më tani nuk ka pasur asnjë kontakt me drejtuesit e klubit:

“Ky është viti im i fundit te Liverpool. Dua vetëm ta shijoj, nuk dua të mendoj për fundin. Ndihem i lirë të luaj futboll, më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë pas një viti”, u shpreh Salah për Sky Sport.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: