Në bazë të studimeve të fundit avokado mund të jetë arma e përsosur në luftën kundër plakjesdhe shumë sëmundjeve të tjera.

Sipas ekspertëve të biologjisë molekularë vaji i avokados ka fuqinë për të luftuar radikalet e lira që janë shkaktarët kryesorë të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës dhe të kancerit, pasi ajo depërton deri në mitokondri.

Radikalet e lira kanë si qëllim shkatërrimin e mitokondrisë duke ndaluar prodhimin e energjisë në vetë qelizën e cila më në fund vdes, dhe vaji i avokados i mundëson qelizave të mbijetojnë edhe kur janë të ekspozuara ndaj përqindjes së lartë të hekurit, të cilën e prodhojnë radikalet e lira.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: