TIRANE

Ish ministri Edmond Panariti, ka reaguar sot përmes një statusi në facebook lidhur me situatën e koronavirusit. Panariti shkruan se ky infeksion e ka një pikë të dobët, ndaj edhe shpreh besim se do ta mundim atë, me distancim social, izolim dhe karantim.

Statusi i plotë:
Ky infeksion e ka nje “pike te dobet” dhe prandaj ne mund dhe do ta mundim!
Prandaj me distancim social, izolim dhe karantinim jemi drejt fitores ndaj tij.
Cila eshte kjo pikë e dobët?
David Heymann, kryetar i panelit keshillues te OBSH per semundjet ngjitese dhe katastrofat thotë :
COVID e ka nje pikë të dobet! Ai pergjithesisht perhapet ne grup apo rreth te ngushte familjar, mjedis te mbyllur mes kolegesh pune..
Kjo menyre transmetimi në gjuhe epidemiologjike quhen transmetim me “cluster”.
Perse kjo ndodh nuk eshte ende e qartë!
Megjithatë, kjo krijon nje perparesi ne luften ndaj tij, sepse grupet e ngushta mund te identifikohen dhe izolohen me lehte..
Nga to mund të gjurmohen me shpejtesi edhe kontaktet eventuale të tyre me te trete duke prerë me shpejtësi zinxhirët e infeksionit.
Kapsula virale (virioni) i koronavirusit eshte pergjithesisht mjaft delikate dhe nuk reziston gjate ne mjedis dhe asgjesohet..
Per te mbijetuar dhe shumëzuar koronavirusit i duhemi ne!
Vetëm ai vdes!
Prandaj, te mos ja japim kete mundesi dhe ta leme te shuhet..
Por per kete duhet bashkëpunim me autoritetet dhe ndergjegje dhe disipline e forte personale!
Keshtu ja doli Kina, Singapori dhe Korea e Jugut.
Keshtu do tja dalim edhe ne.. Patjeter.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb