I deleguari i PS-së në Qarkun e Shkodrës Ilir Beqaj, duke folur në parlament, deklaroi se viti 2020 ishte i vështirë.

Beqaj theksoi se edhe pse kohë pandemie, qeveria është e vendosur që të çojë përpara zhvillimin e Shqipërisë, kurse shtoi se po kryhen investime në Shkodër.

“Ky ishte një vit i vështirë. Kemi bërë shumë për të rikuperuar pasojat e pandemisë. Sot financojmë 120 milionë euro për të zhvilluar vendin. Jemi të vendosur të çojmë përpara zhvillimin e Shqipërisë.

Parashihet ristaurim i Kalasë së Rozafës, parashihet rikualifikim urban në disa zona të Shkodrës. Po filluam punimet në Velipojë. Të gjithë ata që mendojnë se Edi Rama dhe qeveria e tiju ka inat Shkodrën, janë këta projekte që dëshmojnë të kundërtën”, u shpreh Beqaj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb