Një video nga festivali më i dashur për rininë në Britaninë e Madhe, ai i Glastonbury, është duke bërë xhiron e rrjetit, pasi fansat pretendojnë se kanë parë “mbretëreshën” Elizabeth II të fshehur midis turmës elektrizuese.

Shikuesit që shikonin eventin me famë botërore në TV, nisën të bënin shaka me ngjashmërinë e habitshme midis gruas së paidentifikuar dhe Madhërisë së saj.

Përdoruesi me emrin Finn fillimisht publikoi pamjet në Tëitter, duke thënë: “Mbretëresha është paraqitur në Glastonbury për të parë Robert Plant. Ky maskim nuk po mashtron askënd zonjë”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb