Kryeministri Edi Rama deklaroi se SPAK nuk ka çfarë të hetojë në lidhje me dosjen e përgjimeve të Antimafias italiane, pasi hetimet janë zhvilluar në Itali.

Në një konferencë për mediat kreu i qeverisë theksoi se pavarësisht këtij fakti, SPAK di të bëjë detyrën e vetë dhe se nuk varet nga kërkesat e tij.

““Përse më kërkon mua më kur të lexoj konkluzionin e prokurorisë italiane. Se keni marrë vesh që kur dosja ka ardhur tek ju, çështja është ezauruar. Këtu ata e thonë copë, kanë hapur një dyqan rrobash, dhe kanë dalë me humbje. Çfarë duhet të investigohet këtu?! Pse jam unë që të kërkojë këtë gjë? SPAK e di detyrën e vetë, nuk varet nga kërkesat e mia. Shyqyr zotit, bën punë. Nëse ka diçka që të hetojë, ku ta gjejë që të dali dhe nga SPAK, çfarë ka për të dalë. Këtu e thotë prokuroria italiane. Atë të politikanëve, ta mbani për vete (Gazetarja citoi frazën: E keqja e këtij vendi ka ardhur nga politika). Siç nuk janë të gjitha mediat njësoj, s’janë të gjithë njësoj. Patjetër që politikanët që kanë funksione publike kanë përgjegjësi të jashtëzakonshme. Por kaq përgjegjësi keni dhe ju, që duke krijuar një media, ku në 10 gjëra 89 janë gënjeshtra dhe një është e vërtetë, s’po kontribuoni ashtu siç duhet për të nxjerrë në pah të vërtetat dhe përmes tyre për të ndihmuar në këtë luftë. Ça kërkon këtu?!është hata e madhe. Për ça pyet?! Bëni detyrën tuaj. Pse duhet ta di unë, dhe mos ta dini ju. Paska shkuar në SPAK një padi për Veliajn. Të shkojnë një mijë në ditë. Paditë janë bërë pjesë e kësaj propagandë, nga ata që e ushqejnë këtë kanal me llum. Se nuk kanë ide tjetër se si mund të fitojnë zgjedhjet dhe përshkallëzojnë prurjet e llumit. Pikërisht se pse nuk jemi njësoj po ju them. Po pse të them; “Këtu është Ilir Meta, Ilir Kulla, Lulzim Basha”, se them dot këtë. Ky milet ka disa ditë që po dëgjon këtë histori të ulët, të shpifur, të neveritshme, që e rrotulloni ju vazhdimisht, Kjo është neveri. Kjo lajmi që doli. Po konkluzioni pse nuk del?! Pse bëhen këto klube nga mëngjesi deri në darkë?! Kjo është pyetja. Kësaj pyetje duhet t’i përgjigjeni ju dhe jo unë.”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: