“Ky është momenti im më i mirë në Paris. Jemi një familje dhe të gjithë kemi të njëjtin objektiv. Dëshirojmë të mbyllim sezonin me fitimin e Champions League”, fjalë këto të thëna nga Neymar në vigjilje të sfidës kundër Atalanta, kundërshtari i tyre në çerekfinalet e Champions League. Në intervistën e tij për faqen zyrtare të klubit, braziliani u ndal teksa disa nga momentet e tij në Paris:

Noticia 1594071746 Neymar Barcelona Psg
Noticia 1594071746 Neymar Barcelona Psg

“Këto kanë qenë 3 vite të mbushura me eksperiencë. Ka pasur momente të bukura por dhe sfiduese kur nuk mund të zbrisja në fushë për shkak të dëmtimeve. Me ndihmën e shokëve dhe të skuadër arrita ti kaloj”, u shpreh Neymar. PSG dhe Neymar arritën të fitonin gjithçka në këtë sezon të Ligue 1 por objektivi i vërtetë i klubit dhe i lojtarëve është të fitojnë Champions League.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb