Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, publikon një mesazh prekës dhe kuptimplotë, që vjen nga New York, dhe ka të bëjë me situatën trishtuese të krijuar nga koronavirusi.

Në mesazhin e publikuar nga Basha thuhet mes të tjerash se “Ky nuk është fundi i botës. Ky është akti i solidaritetit botëror më i jashtzakonshëm që mund të shohim ndonjëherë!”

Postimi i Bashës:

Mesazh prekës dhe kuptimplotë nga qyteti i New York-ut:

“Kur hedh vështrimin përreth, dhe sheh rrugë bosh, stadiume bosh, stacione bosh, mos i thuaj vetes “erdhi fundi i botës”.

Kjo që sheh është akt dashurie. Kjo që po sheh, në këtë hapësirë negative, tregon në fakt sa shumë ne kujdesemi për njëri-tjetrin, për gjyshërit tanë, për vëllezërit dhe motrat tona me imunitet të dobët, për njerëz që nuk i njohim e nuk do ti takojmë ndonjëherë!

Disa do të humbin punën prej kësaj, disa do të humbin bizneset e tyre, dhe disa edhe jetën. Kjo na jep edhe më shumë arsye për tu ndalur një çast kur jemi jashtë duke ecur, apo rrugës për të bërë pazaret, apo duke parë lajmet, dhe duke parë përtej kësaj zbrazëtire, të mrekullohemi me gjithë këtë dashuri. Të na mbushë dhe forcojë shpirtin!

Ky nuk është fundi i botës. Ky është akti i solidaritetit botëror më i jashtzakonshëm që mund të shohim ndonjëherë!”

91939375 3063599443691216 2051995663037628416 N
91939375 3063599443691216 2051995663037628416 N

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb