Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se parlamenti shqiptar sot është antikushtetues.

Mediu theksoi se presidenti Ilir Meta duhet të shpërndajë Kuvendin, pasi po miratohen edhe ligje që janë korruptive.

“Presidenca është institucioni i vetëm jo i varur nga kryeministri. Meta duhet të shpërndajë parlamentin, nëse Rama vazhdon me këto paligjshmëri. Ky parlament është antikushtetues, është krijuar në mënyrë të paligjshme. Ka mbi dhjetëra ligje të miratuara korruptive. Nuk ka institucion që mund të gjykojë atë që bën kryeministri dhe parlamenti.

Nuk kemi shtet, por kemi marrëdhëniet e një njeriu me disa persona në dëm të interesave tona kombëtare.  Axhenda e Edi Ramës është vetëm pushteti, ai do të bëjë gjithçka që të manipulojë, ndaj opozita duhet të mbrojë votën. Opozita duhet të dalë me program dhe të vërë atë në zbatim. Duhet një qeverisje me dinjitet”, deklaroi Mediu.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb