Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në tëitter lidhur me propozimet e kryedemokratit Lulzim Basha për shmangien e krizës ekonomike në vend.

“Ky plani 7×7=42 qenka lule corone! Me këtë i bie t’ia bluajmë vetë kockën vendit dhe t’u hamë fëmijëve gjithçka, më shpejt se sa vetë corona synon t’u marrë frymën më të moshuarve! Hajde plan hajde! Nuk thonë kot vesi del me shpirtin, s’ka coronë që e nxjerr! pffff…ç’maskaradë!” shkruan Rama në një postim në twitter.

Kryedemokrati kërkoi sot nga Qeveria të ndërmarrë urgjentisht masa të forta dhe të shpejta për të kompensuar impaktin negativ të Koronavirusit në ekonominë tone, ndërsa propozimet 8 pika.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb