Qyteti Utqiagvik në Alaskë, njohur ndryshe edhe Barrow e ka pare per here te fundit diellin kete te diele. Qyteti me 4000 banore tani fillon periudhen e errësirës që zgjat plot 65 ditë, fenomen që njihet ndryshe si nata polare, një term i cili njihet në ato vende ku dielli nuk lind për më shumë se 24 orë deklaroi për CNN meteorologu Judson Jones.

“Kjo ndodh çdo vit,” tha Jones. “Nëse jetoni mbi Rrethin Arktik, do të ketë vetëm një ditë kur dielli do të lindë për sezonin e dimrit. Lajmi i mirë është se ndriçimi i diellit do të kthehet për gjatë verës dhe nuk do të ketë perëndim.

Pjesa veriore e Alaskës qëndron mbi Rrethin Arktik, unaza e gjerësisë që rrethon rajonin polar të Arktikut. Edhe pse Utqiagvik nuk është qyteti i vetëm i Alaskës që përjeton këtë fenomen, ai është i pari në listën e natës polare për shkak se ndodhet në pjesën më veriore. Rreth një deri në dy muaj, banorët e Kaktovik, Point Hope dhe Anaktuvuk Pass do të jenë gjithashtu pa diell. Perëndimet e tyre përfundimtare të diellit do të ndodhin në mes të nëntorit dhe fillimit të dhjetorit. Në rastin e qytetit Utqiagvik dielli pritet të lindë vetëm me 23 Janar 2019.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb