Qytetarët italianë janë ata më të shumtit në numër që nuk përballojnë dot pushimet.
Sipas një kërkimi nga Konfederata e Sindikatave Europiane (ETUC) të publikuar pak ditë më parë, u arrit në përfundimin se gjysma e punëtorëve me rroga më të ulëta në Europë nuk përballojnë dot as një pushim 1 javor larg shtëpisë.

Kjo pjesë, përbën rreth 28% të europianëve që do të thotë rreth 35 milionë njerëz, nga më të varfrit në Europë. Prej tyre, rreth 7 milionë janë italianë, duke mbajtur kështu numrin më të madh të njerëzve që s’përballojnë dot pushimet.
Pas italianëve vijnë spanjollët me 4.7 milionë, gjermanët me 4.3 milionë, francezët me 3.6 milionë dhe polakët me 3.1 milionë.

Dekadën e fundit, është thelluar ndjeshëm pabarazia e pushimeve mes 16 vendeve anëtare duke ia bërë gjithnjë e më të vështirë qytetarëve që me të ardhurat që marrin të mund të pushojnë 1 javë diku.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb