ITALI

“Ashtë një dhimbje e madhe të shohësh miqtë e tu të bien.” Klithma e dhimbshme e mjekut italian Giuseppe Remuzzi, drejtor i Institutit të Kërkimeve Farmakologjike “Mario Negri”, ngrihet me zë të lartë. Ai ndodhet në Bergamo, epiqendra e epidemisë së koronavirus që po teston ashpër Italinë dhe pjesën më të madhe të botës.

“Në mesin e shumë koronaviruseve me të cilët përballemi, kjo ka ndryshuar shpejt. Ne luftojmë të gjejmë një përgjigje imune, ne luftojmë për të kuruar”, tha Remuzzi, i cili ditët e fundit ka humbur kolegë, miq dhe nuk mund të gjejë paqe.

Gjithashtu sepse maja e infeksioneve është ende larg dhe virusi është i fortë, shumë i fortë. “Ky virus është i ndryshëm, ky vret” shpjegoi ai për Tgcom24.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb