Partizani mundi 0-2 Teutën në Durrës. Një nga më të mirët në fushë për të kuqtë ishte portieri Bekim Rexhepi, me anë të disa pritjeve fantastike.

“Mendoj që ka rëndësi fitorja, pasi kur marrim tre pikët ndihemi të gjithë mirë. Detyra ime është që të ndihmoj ekipin, duke pritur gjuajtjet. I falënderoj çunat që më kanë lehtësuar punën. Çdo profesionist ka një periudhë të vështirë, por vetëm njerëzit e futbollit e kuptojnë këtë. Ka presion, por presioni është i bukur. Mendoj që e kam menaxhuar mirë situatën dhe kam dalë nga ai moment i vështirë që kisha në nisjen e sezonit. Mbështetem te familja. E pranoj edhe vetë, kur jam mirë dhe keq në fushë.

Idhulli? Casillas është idhulli im, por mendoj që Nojer ka bërë më shumë. kur kam dhënë intervistën e parë në Korçë, kam thënë që Alban Hoxha është portieri më i mirë. Te Partizani është presioni i lartë, sepse çdo vit pretendohet titulli. Por rëndësi ka që të gjithë së bashku të arrijmë këtë objektiv” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb