Dominik Livakovic ishte një nga më të mirët në fushë, në atë sukses të Kroacisë ndaj Brazilit në çerekfinalen e Botërorit. Pas sfidës, portieri i njohur i Dinamos së Zagrebit i ka cilësuar shokët e skuadrës si luftëtarë të vërtetë.

“Ne kemi përvojë, jemi rritur si luftëtarë, nuk kursehemi asnjëherë, kjo është receta e suksesit. Falënderoj tifozët kroatë të pranishëm sonte, ata na mbështetën gjatë gjithë ndeshjes. Ne jemi luftëtarë, japim gjithçka që kemi. Tani le të shikojmë ndeshje pas ndeshje” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: