Real Madrid vazhdon të ngulmojë çdo ditë me manovrat e veta për të joshur Kylian Mbappe që të lërë PSG dhe verën e ardhshme t’i bashkohet “Los blancos”.

Kontrata e sulmuesit francez skadon verën e ardhshme dhe deri më tani ka qenë i prerë me klubin e tij, duke mos pranuar të rinovojë. Por së fundmi mediat spanjolle nënvizojnë se në Madrid ndiejnë frikën se Mbappe mund të shkojë diku tjetër e jo në “Bernabeu”.

Gazetarët që raportojnë mbi merkaton kanë nisur të nuhasin se Paris SG-ja mund ta shesë xhevahirin e saj në një klub të Premier League. Gjithsesi, nuk ka një emër konkret. Interes për Mbappe ka pasur nga dy klubet e Manchester, United dhe City, si dhe nga Liverpool.

Por së pari, që PSG ta shesë, duhet të rinovojë dhe ky është qëllimi. Gjithsesi, në Madrid janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të mos lejuar një gjë të tillë. Deri në janar do të jetë një luftë në distancë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb