Ky do të jetë sezoni i fundit i Kylian Mbappe me Paris SG. Zërat qarkullonin prej kohësh, por një konfirmim për këtë vjen nga prestigjozja “L’Equipe”. Që në faqen e saj të parë, e përditëshmja franceze bën të ditur se planet e klubit parizien për të rinovuar kontratën e sulmuesit janë prishur nga një tjetër “JO” e prerë e futbollistit. Kontrata e Mbappe me kampionët e Ligue 1 është vlefshme deri në qershor të vitit 2022.

055444824 6dcda0ba 7e52 49db Acfd B7357b5bb63d
055444824 6dcda0ba 7e52 49db Acfd B7357b5bb63d

Në mënyrë që mos rrezikoj largimin e një prej yjeve të futbollit me parametra zero, pa rinovim, Paris SG është i detyruar ta shesë në fund të këtij sezoni. Kjo nuk do të jetë e vështirë, pasi Mbappe ka shumë admirues mes klubeve më të mëdhenj të Europës. Real Madrid ka kohë që ndjek sulmuesin, madje flitet edhe për një akord paraprak mes palëve. Por sipas “L’Equipe”, klubi madrilen duhet t’i bëjë llogaritë me rivalitetin e fortë të Liverpool. Kampionët e Premier League kanë nisur të ndjekin me shumë interes situatën dhe kanë vendosur kontaktet e para me enturazhin e Kylian Mbappe.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb