Kylie Jenner pëlqen të tërheqë vëmndjen e paparacëve në çdo paraqitje, por këtë herë fansat e saj janë inatosur me zgjedhjen e saj.

Personaliteti televiziv miliarder u shfaq në një sfilatë mode në Javën e Modës në Paris, e veshur me një fustan të zi prej kadifeje.

Megjithatë, fustani ishte gjëja e fundit për të cilën u fol për sa i përket look-ut të saj. Koka e një luani, në fustanin e 25-vjeçares, ishte ajo që zgjoi interesin e të gjithëve.

Më konkretisht, koka e rreme e një luani mbuloi anën e djathtë të Kylie Jenner, e cila buzëqeshi dhe pozoi para kamerës. Nëpërmjet profilit të saj në Instagram, Jenner ka postuar disa nga fotot nga koleksioni i modës së lartë Pranverë-Verë 2023 për shtëpinë e Schiaparelli.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mirëpo, këtë herë ajo jo vetëm që nuk u hyjnizua nga publiku i saj online, por mori një seri komentesh negative.

Postimi i saj i lejoi miliona ndjekësve të saj të shprehnin shqetësimin e tyre për zgjedhjen e kokës së luanit nga Jenner, ku shumica e akuzuan atë për promovimin e mizorisë së kafshëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Po promovoni mizori ndaj kafshëve”, “Kaq gabim duket”, “Është gabimi juaj më i madh” shkruajnë në komentet poshtë postimit.

Jenner nuk zgjodhi rastësisht të shfaqej me luanin. 11 muaj pas lindjes së djalit, 25-vjeçarja bëri të ditur se vogëlushi do të quhet Aire dhe jo “Ujku” apo “Engjëlli”, siç tingëllonte fillimisht. Emri që ajo zgjodhi do të thotë Luani i Zotit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: