Kylie Jenner thuhet se ka shpenzuar më shumë se 130 milionë dollarë muajt e fundit
Para pandemisë ajo kishte blerë një avion të Global Express – për të cilin ka paguar 50 deri 70 milionë euro – si dhe ka shpënzuar miliona dollarë vetëm për ditëlindjen e Stormit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Krijuesja e Kylie Cosmetics ka blerë gjithashtu edhe një vilë në Holmby Hills për rreth 36.5 milionë dollarë në prill.

Ajo po ashtu ka blerë një pronë në Hidden HIlls për 12 milionë dollarë në të cilën mendon të ndërtojë një objekt me 15 milionë dollarë vlerë.

Një pasuri tjetër e patundshme e blerë prej saj, me vlerë 3.25 milionë dollarë në Palm Springs, është afër shtëpisë së pushimeve të nënës së saj, Kris Jenner.

Forbes ka shkruar javën e kaluar që Kyle dhe nëna e saj Kris Jenner kanë gënjyer për të ardhurat e tyre dhe për vlerën e firmës së saj të kozmetikës.

Avokati i Kylie, Michael Kump ka lëshuar një deklaratë ku insiston që artikulli i Forbes “ka plot rrena” dhe ka demantuar komentet e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb