Kylie Jenner ka zbuluar se linja e saj e re, e quajtur ‘Kylie Baby’, do të lançohet më 28 shtator. Ajo përmban katër produkte, shampo me flluska, locion për trupin, shampo dhe zbutës – të gjitha për bebe.

Jenner ia ka besuar një nga veshjet, stilistit të njohur shqiptar, Valdrin Sahiti.

Valdrini përmes publikimit të spotit të ri reklamues të Kylie-it në Instagram, ka thënë se ishte kënaqësia e tij të punonte për një emër të njohur si Kylie, të cilën nuk ka hezituar ta quajë “muzë”.

Bashkëpunimi me Kylie Jenner shënon një tjetër sukses në karrierën e stilistit të njohur shqiptar.
Nuk është rasti i parë kur emra të rëndësishëm në fushën e modës, personazhe të famshëm në botë, ia kanë besuar stilistit shqiptar Valdrin Sahiti eventet e tyre më të rëndësishme. Beyonce, Chrissy Teigen, Bella Thorne, Paris Hilton, Kristin Cavallari, Winnie Harlow, janë vetëm disa prej emrave të botës së showbiz-it, veshja e të cilëve ka mbajtur emrin e Valdrin Sahitit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb