Një 41-vjeçar ka rrëfyer për “Dear Deidre” të “The Sun” se është martuar me bashkëshorten vetëm sepse ajo mbeti shtatzënë me vajzën e tyre, 15 vite më parë. Pas problemeve me martesën, ai e tradhtoi partneren me shefen, e cila është katër vite më e madhe me moshë.

Ajo është e pasur dhe pasi i tha se do të jetonin bashkë në shtëpinë e madhe që kishte blerë, i dërgoi një mesazh, ku i shkroi se gjithçka kishte marrë fund, pasi nuk ishte gati të ndahej me bashkëshortin. Ja rrëfimi i plotë:

“Pranova tradhtinë, i thashë gruas që po largohesha, i thashë lamtumirë vajzës sime dhe i mblodha çantat.

Pastaj e dashura më tha të ndaloja, sepse po qëndronte me bashkëshortin e saj. Ndihem kaq i dëshpëruar. E dashura është shumë e suksesshme dhe kishte blerë një shtëpi të dytë. Ne po e bënim atë gati për të dy.

Marrëdhënia ime me gruan ka qenë gjithmonë e tmerrshme. Ajo është 39 vjeç dhe ne u martuam kur ajo mbeti shtatzënë me vajzën tonë 15 vjet më parë. Prindërit e saj këmbëngulën që të martoheshim.

Ne kapemi si macja me miun dhe mezi flasim. Shefja në punën time është një grua 45 vjeç dhe unë jam 41 vjeç. Ne kaluam një natë jashtë duke festuar fitimin e një kontrate të madhe me një firmë ndërtimi.

Shefja dhe unë morëm një taksi për në shtëpi dhe në një moment, shoferi i dha shumë gaz makinës, dhe fytyrat tona ishin përballë njëra-tjetrës.

Ishte një moment i vështirë. Ne ndaluam para shtëpisë së saj dhe ajo më ftoi brenda. Burri i saj ishte larg, kështu që kur dera u mbyll, ne filluam të putheshim dhe t’i hiqnim rrobat njëri-tjetrit.

Filluam të takoheshim shpesh, shkonim nëpër hotele dhe ktheheshim vonë në shtëpi.

Ajo pastaj bleu një pronë shumë më të madhe dhe tha se do të linte burrin e saj dhe unë mund të transferohesha bashkë me të. I thashë gruas sime. Ajo u shkatërrua më shumë për faktin që e kisha tradhtuar sesa që po largohesha nga shtëpia.

Por tani shefja më ka dërguar një mesazh ku më shkruan se nuk është gati të ndahet nga bashkëshorti. Jam i zemëruar.”

“Dear Deidre” thotë:

“Përveçse si shefe dhe si partnere seksuale, a e njihni mirë këtë grua?

Ajo mund t’ju ​​jetë dukur si shpëtim nga marrëdhënia që kishit me bashkëshorten. Nëse marrëdhënia me gruan ishte aq toksike, atëherë ajo është bërë e dëmshme edhe për vajzën tuaj.

Fëmijët që jetojnë atje ku ka tension mes prindërve kanë përshtypjen se këto lloj marrëdhëniesh janë normale dhe pastaj kërkojnë marrëdhënie të ngjashme për veten e tyre.

Bisedoni me gruan dhe shpjegojini se kjo situatë nuk mund të vazhdojë. Nëse ajo është e gatshme të kthehet me ju, duhet të këshilloheni me një terapist për martesën.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb