Blerja më e shtrenjtë ndonjëherë në futbollin kinez ka mbërritur më në fund në shtëpi. Oscar sot ka zbarkuar në aeroport, ku është pritur nga një numër i madh tifozësh të cilët nuk kanë humbur rastin të shkëpusin një foto me idhullin e tyre.

Shangai SIPG e bleu brazilianin nga Chelsea duke paguar shifrën e frikshme prej 60 mln eurove. 25-së vjeçari nga aventura aziatike do të përfitojë 24 mln euro në vit duke u bërë kështu lojtari më i paguar përsa i përket të ardhurave neto. Oscar tek ekipi i ri do të gjejë një mik të vjetër, ish-trajnerin portugez të Çelsit, Andrea Villas Boas.

Futbolli kinez ka njohur përparime gjigande pasi kohët e fundit po shpenzon miliarda euro për ta bërë atë një nga më të fortit në botë, ashtu siç premtoi president i vendit.

Vetëm pak ditë më parë transferimit të Oscar-it në Kinë, një tjetër emër i rëndësishëm i futbollit si Tevez zgjodhi të vazhdoi karrierën e tij në kontinentin aziatik.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: