Benevento barazoi 1-1 me Ascolin dje, në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Trajneri i “Shtrigave”, Fabio Cannavaro debutoi me barazim, teksa preferoi të aktivizonte titullar Federic Veselin.

Veseli u dëmtua që në minutë ne 25-të, duke detyruar teknikun të bëjë një zëvendësim të parakohshëm.I pyetur për gazetarët, Cannavaro i është i përgjigjur pyetjes që ka të bëjë me gjendjen aktuale të mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë dhe Kamil Glik (Ka shqetësime fizike)

“Përshtypjet e para nuk janë të mira. Le të vlerësojmë situatën në ditët në vijim. Gjithmonë duhet të mendojmë për gotën gjysmë plot. Është një moment i vështirë, duhet të menaxhojmë mirë forcat tona. Herët a vonë të gjithë do të duhet të thirren në apel. Kampionati është ende i gjatë” – Tha ai.

7i
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: