I ftuari i dytë në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte parukieri i njohur i VIP-ve, i cili kujdeset që personazhet publikë të duken sa më bukur. 

Xhimi ka jetuar për shumë vite në Greqi, ku për 13 vite me radhë ka ushtruar profesionin e tij duke ndërtuar rrjet sallonesh në Kretë. 
Xhimi tregoi se ngritja e punës asokohe në Greqi ka qenë më e vështirë pasi ndryshe nga sot nuk ekzistonin rrjetet sociale, dhe të gjithë klientelën ai e ndërtoi vetëm me anë të sugjerimeve nga ata të cilët zgjidhnin sallonin e tij. 

Gjatë bisedës në program ai zbuloi se kthimi i tij në Shqipëri ndodhi pasi u dashurua me Klodin, për të cilën sakrifikoi çdo gjë që kishte krijuar në vendin fqinj dhe ia nisi nga e para në Tiranë. 

Xhimi tashmë ka një nga sallonet më të suksesshme në Tiranë, dhe qëllimi i tij është të trajnojë njerëz dhe të hapë nga një sallon në çdo qytet të Shqipërisë. 
Xhimi dhe Klodi janë një çift shumë i veçantë, të cilët kanë krijuar së bashku një familje shumë të bukur. Ata janë bekuar me një vajzë dhe një djalë, Izela dhe Jogan.

Në programin “Dola te Ola” u dhanë fotografitë e shumë personazheve publikë shqiptarë, të cilët zgjedhin Xhimin për të kuruar imazhin e tyre. Parukieri ndau detaje shumë interesante nga puna e tij me ta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb