Vendimi i Hulk për të lënë gruan me të cilën ishte martuar prej 12 vitesh dhe të lidhej me mbesën e saj muaj më vonë bëri xhiron e rrjetit. Ish-partnerja e Hulk, Iran Souza, deklaroi asokohe se nuk ia falte këtë tradhti mbesës, për të cilën thoshte se e kishte rritur vetë.

Ndërkohë, së fundmi, në një postim në Instagram hulk ka zbuluar se është bërë sërish baba i një vajze të quajtur Zaya.

“Zaja jonë e vogël lindi nën bekimin e Zotit, Atit tonë të Plotfuqishëm. Zaya do të thotë ‘e ndritur’, ‘fat’, ‘lule’ që lulëzon.

Ajo vjen të sjellë dritë dhe të ndriçojë jetën tonë më shumë. Eja, lulëzo shtëpinë tonë dashuria ime! Ne e kemi ëndërruar ardhjen tënde për një kohë të gjatë. I lumtur që mund të përjetoj hirin e premtimeve të Perëndisë.

Faleminderit Zot për familjen time që do ta nderoj dhe do ta dua përjetë! Ti je një përgjigje për lutjet tona, bijë; ke ardhur të na e bësh jetën edhe më të bukur. Ti je bekimi ynë! Mirë se erdhe princesha ime, do të të dua dhe do të të mbroj përgjithmonë! Hulk, babai yt”.

Futbollisti brazilian ka tre fëmijë me ish-bashkëshorten e tij dhe në atë kohë luante në Superligën Kineze. Që atëherë ai u transferua te Atletico Minero në atdheun e tij, ku dhe pritet t’i japë fund karrierës si futbollist.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: