2 fitore 1 barazim dhe një 1 humbje nuk janë shifrat që Roland Koeman shpresonte të kishte në këtë aventurë si trajneri i Barcelonës. Humbja e fundit, ajo kundër Getafe ishte dhe më e rëndë duke konfirmuar se blaugranët janë shumë larg rikthimit në normalitet, aq më pak të rikthehen për të qenë favorit në La Liga.

Ky pritet të jetë një vit i vështirë për Barçën, gjithnjë nëse nuk arrijnë të afrojnë as gjatë merkatos së janarit ndonjë lojtarë cilësorë. Tekniku holandez shpreson që në dimër të ketë ndonjë dhuratë nga drejtuesit e klubit, nuk përdor lojëra fjalësh për është i qartë në atë që kërkon: “Memphis Depay është një mundësi, do ta provojmë sërish. Më pëlqen ta kem këtu tek Barcelona por nuk mund ta dijë tani se si do të jetë situata financiare e klubit në janar, të presim e të shohim”, u shpreh fillimisht Koeman duke theksuar:

Koeman Gives Condition For Barcelona To Sign Depay From Lyon
Koeman Gives Condition For Barcelona To Sign Depay From Lyon

“Në dritaren e fundit të merkatos provuam ta kishim në skuadër por rregullat e La Liga nuk na e lejonin pa shitur fillimisht një lojtar. E dëshirojmë Depay pasi është një lojtar i madh, me shumë cilësi, diçka që na mungon për momentin”, u shpreh tekniku holandez.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb