SPANJA

Me rezultate kontraverse, La Liga është bërë i vetmi kampionat të cilit fituesi ndoshta do i mësohet vetëm në fërshëllimen e fundit të sfidës së fundit.

Real Madrid sot ka humbur një shans të artë për të kapur kreun e renditjes, por sërish u ndal, kësaj radhe nga Sevilla.
Në fakt ishin andaluzët që surprizuan fillimisht me Fenandon në minutën e 22-të. Madrilenët u kujtuan vonë në pjesën e dytë për të barazuar me Asension, por sërish Sevilla ishte e vendosur për të marrë 3 pikë duke shënuar me Rakitiç nga pika e bardhë e penalltisë. Gjithsesi Reali do të evitonte humbjen falë Hazard në minutën e fundit.

Nga ky barazim i Real Madrid përfiton Atletico që mbetet në vendin e parë me 77 pikë, kur i kanë ngelur edhe 3 ndeshje për të luajtur, dy të radhës në shtëpi, dhe e fundit në transfertën e Valladolid.

Pas saj vijnë Real Madrid e Barcelona me nga 2 pikë më pak. Duket sikur pa dashje, edhe Sevilla është futur në ‘vallen’ e titullit pasi ndodhet 6 pikë larg kreut dhe ka shanse matematikore edhe ajo për ta fituar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb