Real Madrid përqendroi të gjithë energjitë në këtë merkato vere për të transferuar Kylian Mbappe. Presidenti Perez tentoi deri në fund të bind PSG për të lënë lirë sulmuesin francez por pas çdo ofertë të bërë mori një “Jo” të prerë. Aludimet rreth kësaj tratative ishin nga më të ndryshmet por është vetë presidenti i La Liga, Javier Tebas i cili siguron se Real Madrid i ka paratë e nevojshme për të blerë Mbappe dhe jo vetëm:

Mbappe
Mbappe

“Real Madrid shiti lojtarë duke arkëtuar afro 200 milionë euro, nuk humbi para, ndryshe nga të tjerët, ka para mjaftueshëm për të blerë si Mbappe ashtu edhe Haaland. Nuk arrij ta kuptojë se si një klub që ka humbur 400 milionë euro mund të refuzojë një ofertë të tillë për Mbappe”, u shpreh presidenti i Ligës spanjolle.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb