Në Spanjë po bëhen gati për t’u rikthyer në fushën e lojës. Sipas asaj që raporon “Mundo Deportivo”, klubet e La Ligas po punojnë për rifillimin e stërvitjes, që mund të ndodhë që këtë të shtunë, më 2 maj. Pas takimit të sotëm të Komisionit, që u zhvillua nëpërmjet video-konferncës, janë vendosur disa pika për fillimin e kampionatit, që mund të ndodhë pas një muaji e gjysmë.

Plani i La Ligas, në pritje që të miratohet nga Ministria e Shëndetësisë ku ndodhet aktualisht për shqyrtim, parashukon rinisjen e stërvitjes në grupe të vogla pre jo më shumë sesa 8 lojtarësh, për t’u rikthyer pastaj në stërvitje ekipore të plotë më 18 maj. E gjithë kjo do të bënte të mundur rifillimin e kampionatit më 7 qershor.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb